Lëndët djegëse fosile përdoren për ngrohje, transport dhe veprimtari industriale, duke ofruar shërbime të rëndësishme për njerëzimin, për aq kohë sa përdoren me përgjegjësi dhe në mënyrë të qëllimshme.
Megjithatë, kur përdoren, ato lëshojnë gazra të dëmshme (monoksidi i karbonit, monoksidi i azotit, dioksidi i azotit, etj.) të cilat pengojnë ekuilibrin ekologjik. Sëmundjet respiratore kanë pasoja serioze si vdekja.
Nafta dhe nënproduktet e saj, transporti dhe ruajtja e të cilave kërkojnë përkushtim të madh, janë një rrezik i madh për ekosistemet dhe mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme. Konfliktet për këtë burim të çmuar, të njohur si "ari i zi," vazhdojnë çdo ditë.
Konsumi i tepërt i burimeve natyrore është kthyer në një sfidë serioze për shoqërinë moderne, me pasoja të rënda për mjedisin dhe qëndrueshmërinë energjetike.
Lëndët fosile, si qymyri, nafta dhe gazi natyror, janë burime të kufizuara që kërkojnë miliona vite për t'u formuar dhe nuk mund të riciklohen. Shpërdorimi i tyre masiv po çon në pasoja të rënda mjedisore, duke përfshirë ndotjen e ajrit, ngrohjen globale, shiun acid dhe përkeqësimin e ndryshimeve klimatike. Për më tepër, parashikimet tregojnë se varfërimi i këtyre rezervave do të shkaktojë jo vetëm krizë energjetike, por edhe pasoja sociale dhe ekonomike të mëdha.
Përballë këtij realiteti, është jetike të ndërmerren masa për të kufizuar varësinë nga karburantet fosile dhe për të kaluar drejt burimeve të energjisë së qëndrueshme, duke promovuar riciklimin, efiçencën energjetike dhe teknologjitë e gjelbra. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme më të sigurt për planetin dhe gjeneratat e ardhshme.
NDOTJA NE SHQIPERI
Për një kohë të gjatë, Toka është trajtuar si një vend për hedhjen e mbetjeve, pa marrë parasysh pasojat, qofshin ato të rrezikshme apo jo. Ndotja nga aktivitetet njerëzore ka filluar që në lashtësi, por në atë kohë nuk i jepej rëndësi, pasi kishte mjaftueshëm hapësira të lira për depozitimin e mbeturinave. Megjithatë, rritja e popullsisë dhe zhvillimet e mëdha në industri dhe bujqësi çuan në një prodhim të shtuar, duke sjellë sasi të mëdha mbetjesh dhe ndotjesh, me përbërje dhe ndikim gjithnjë e më të larmishëm. Disa nga këto mbetje jane te vështira të shkatërrohen ose të dekompozohen, prandaj, ato filluan të përpunohen nga njeriu. Tipet e mbetjeve që depozitohen në tokë i klasifikojmë:
- mbetje urbane
- mbetje bujqësore
- mbetje industriale
- mbetje nukleare
Shkarkimet e industrisë së naftës të cilat depozitohen në tokë hyjnë në mbetjet industriale.
Industria e naftës është një nga industritë më të vjetra në Shqipëri, datuar që në kohët romake, ku bitumi ishte i vendosur kryesisht minuar në këto territore. Eksplorimi i naftës filloi që në vitin 1918, kurse prodhimi i saj filloi në vitin 1929.
Prodhimi i naftës arriti kulmin në vitin 1974, me ton 2.2 m atë vit. Megjithatë, pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me PRC, prodhimi filloi të bjerë në mënyrë të qëndrueshme dhe nga viti 1994 vetëm 1.400 ton e naftës së papërpunuar u shfrytëzua në ditë – një rënie që mund t’i atribuohet mungesës së burimeve dhe problemeve me fuqinë punëtore për shkak të vështirësive ekonomike në vend.
Burimet kryesore të ndotjes nga hidrokarburet janë:
- Industria e shkrirjes së kromit, ajo e bakrit, metalurgjia e gizës dhe celikut si edhe termocentralet.
- Përpunimi i naftës, ngrohje shtëpiake
- Prodhimi i cimentos, si dhe djegia e pakontrolluar e plehrave.
- Makinat e vjetra që përdorin naftë.
Bazuar ne studimet komplekse mbi tregun dhe infrastrukturën si dhe ne zhvillimin strategjike afatmeseme dhe afatgjata ne vend dhe rajon, Qeveria e Shqipërisë ka përcaktuar tashmë dy zona për zhvillimin e infrastrukturës detare dhe bregdetare ku do të ndërtohen terminale të importimit dhe eksportimit te nënprodukteve të naftës , Vlora (ish zona SOD PVC-se) dhe Durrësi (zona Portoromanos).
Qeveria Shqiptare është duke punuar në drejtim të diversifikimit të furnizimit me burime energjetike me bazë hidrokarbure vecanërisht në drejtim të nxitjes së investimeve në këtë fushë për investitoret vendas dhe të huaj.
Shqipëria është tashmë anëtare e Komunitetit të Energjisë për Evropën Juglindore, duke nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Energjisë në tetor 2005, i cili u ratifikua edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Nafta dhe gazi do të vazhdojë të dominojnë furnizimin e tregut Shqiptar në burime energjetike edhe për dekadat në vazhdim. Nafta gazi dhe nënproduktet e tyre e kanë rritur kontributin e tyre në konsumin final të energjisë.
Aktualisht nënproduktet e naftës zënë mbi 60% te plotesimit të nevojave me burime energjitike te tregut të brendëshëm ,tendencë e përafert kjo dhe për tregun rajonal. Nëse do të diferenconim nga pikpamja gravitative rritjen e konsumit të këtij burimi energjitik në dekadën e fundit peshën më të madhe e ka Sektori i Transporteve.
Ndotja e tokës në vendburimin e Ballsh – Hekal dhe Cakran – Mollaj, për shkak të natyrës së këtij vendburimi, kohës së shfrytëzimit të tij, si dhe të terrenit në të cilin gjendet ndryshon nga ajo e vendburimit të Marinzës, Sheqishtës apo Patosit.
HISTORIKU
Industria e naftës është një nga industritë më të vjetra në Shqipëri, datuar që nga kohët romake, ku bitumi ishte i vendosur kryesisht minuar në këto territore.
Megjithatë historia e naftës shqiptare nis gjatë pushtimit Osman, mesi viteve 1800. Kjo është koha kur në Shqipëri nisën ekspeditat e para kërkimore mbi vendburimet naftës. Sipas të dhënave studimore, në vitin 1885 perandoria Osmane i dha të drejtën një shoqërie franceze për të shfrytëzuar resurset e Selenicës në afërsi të Vlorës. Në vitin 1918 stafetën e kërkimit për naftë e morën kompanitë italiane. Qeveria italiane dërgoi ne Shqipëri ekipet e saj më të mira dhe në vitin 1918 vendoset të testohet pusi i parë naftës. Zona më premtuese ishte Drashovica e Vlorës.
Pusi i parë dha rezultate pozitive dhe jehona e zbulimit të naftës në Shqipëri zgjoi interesin e kompanive më të mëdha të kohës. Pusi i Drashovicës në vitin 1918 është një nga më të rëndësishmit në industrinë e naftës shqiptare. Një vit më vonë në vendin tonë zbarkon një kompani e huaj me aksionerë anglezë e iranianë. Sot kjo kompani njihet si gjigandi global i naftës: British Petroleum.
Në vitet pasardhëse kompanitë italiane hapen puse të tjera në zonën e Kuçovës, Dumre-Pekisht-Marinez-Rase, Biçakaj etj. Një tjetër kompani angleze kishte fokusuar kërkimet e saj ne zonen e Vlores e Fierit. Në vitit 1930 zona e Patosit ishte e njohur si një vendburim nafte në shkallë ndërkombëtare industriale.
Në vitin 1945 e gjithë nëntoka shqiptare u shtetëzua dhe këtu nisi epoka e re e historisë së naftës në Shqipëri.
Në vitet qe pasuan, qeveria shqiptare e rriti interesin në industrinë e naftës si një katalizator në zhvillimin ekonomik të vendit. Brenda viteve 1949-1952 u krijuan 11 ndërmarrje nafte dhe në te njejtën kohë ju dha një rëndësi e veçantë kualifikimit dhe specializimit të punonjësve. Kjo përfundoi me hapjen në 1950 të shkollës së mesme teknike ne Kuçovë, me profil specifik ne gjeologji, shpim, nxjerrje dhe përpunim të naftës.
Pas prishjes me Jugosllavinë, qeveria e kohës u orientua drejt Bashkimit Sovjetik, influenca e së cilës preku dhe sektorin e naftës në Shqipëri. Në vitin 1950 grupe ekspeditash ruse vizituan disa herë Shqipërinë.
Një vit më pas u krijua Shërbimi Gjeologjik Shqiptar. Vitet që pasuan sollen hapjen e degës së gjeologjisë në fakultetin e inxhinierisë në Tiranë: ngritjen e uzinës mekanike në Kuçove si dhe të qendrës së riparimit të instrumenteve të shpimit në Patos. Operacionet e shpimit dhe kërkimit në naftës kulmuan në vitin 1957 me zbulimin e vendburimit te Marinëz. Brenda një viti prodhimi naftës thuajse u dyfishua.
Në periudhën 1956-1960 punimet e shpimit dhe të kërkimit u rriten me intensitet të lartë, prodhimi i naftës në vitin 1960 arriti në shifrën 727 519 tonë.
Prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në vitin 1960 solli edhe izolimin e industrisë së naftës, por jo uljen e rezultateve. Edhe pse në atë kohë gjithçka u krye nga inxhinieret shqiptarë, prodhimi naftës në vitin 1965 kapi shifrën 822 405 tone. Në këtë kohë u zbuluan vendburimet e gazit në Divjakë dhe të naftës në Visokë. Në vitet 1968-1970 nisin eksperimentet pilot përmes injektimit të ujit në Marinze dhe Kuçovë.
Përforcimi i masave dhe ngritja e një sërë strukturash të posaçme bëri që, nga viti 1972 deri ne vitin 1987 te zbuloheshin disa vendburime të rëndësishme nafte dhe gazi natyror, si ai në Frakull, në Finiq, Arrëz, Gorisht-Koçul, Cakran-Mollaj, Povelça, Durres, Delvine etj.
Moment i rëndësishëm në industrinë e naftës shqiptare është nisja e nxjerrjes së naftës në Ballsh, me aftësi përpunuese vjetore rreth 1 250 000 ton në vit. Në vitin 1979 në Patos ngrihet Ndërmarrja e Nxjerrjes së Gazit.
Deri në fillim të viteve 1990 industria Shqiptare e naftës ishte në eficiencë të plotë jo vetëm në pjesën e kërkimit dhe prodhimit, por edhe në përpunimin e naftës dhe nxjerrjen e produktit final për popullsinë.
Në mes të viteve 1990 në Shqipëri erdhën kompani botërore të naftës, të cilat morën me konçesion fushat naftëmbajtëse të administruara nga Albpetrol. Kjo solli dhe një ndryshim në rolin e kompanisë, e cila sot është jo vetëm prodhuese e naftës, por funksionon edhe si rregullatore dhe kontrolluese e marrëveshjeve të lidhura mes shtetit shqiptar dhe kompanive të huaja.
Industria e Naftës dhe e Gazit do të vazhdojë që të ketë një rol parësor ne ekonominë e vendit jo vetëm për faktin që punëson një numër të konsiderueshem punonjësish, por edhe për të ardhurat që përfiton shteti nga kjo industri dobiprurëse.
FUSHA NAFTE MBAJTESE E PATOS MARINZES
Fusha naftëmbajtëse e Patos Marinzës është nga më të mëdhatë në Europë, përsa i takon rezervave të naftës në brendësi të kontinentit. Por, nga ana tjetër, sipas një raporti të vitit të kaluar, industria e naftës në zonë nuk është menaxhuar sipas standardeve mjedisore, duke e renditur zonën përkrah rrjetit të vatrave të nxehta mjedisore (hot spote) që kanë nevojë për ndërhyrje dhe rehabilitim.
Studimi për vlerësimin e gjendjes mjedisore dhe shëndetësore të zonës Patos Marinzës arriti të bënte një vlerësim të qartë të shtrirjes së problemit të ndotjes dhe nevojës për ndërhyrje.
Në fushat e naftës në jug të Shqipërisë, banorët që jetojnë pranë puseve vuajnë pasojat shëndetësore dhe ekonomike që sjell ndotja e tokës, e ajrit dhe e ujërave nga kompanitë hidrokarbure, ndërkohë që autoritetet duken të pafuqishme për t’a frenuar dëmin që ky aktivitet ekonomik po lë në mjedis dhe në jetën e qytetarëve.
Ndonëse jetojnë mbi rezervat e qindra milionë fuçive nafte, pjesa më e madhe e banorëve të zonave naftëmbajtëse janë të papunë dhe përballen çdo ditë me varfërinë, me degradimin mjedisor e me sëmundje të ndryshme që kanë si shkak ndotjen e hidrokarbureve.
Në disa raste, shtëpitë e tyre ndodhen vetëm pak metra larg puseve të naftës së Albpetrolit prej nga gulçon gazi natyror. Ndërkohë, në Zharrëz e Marinzë nuk gjendet thuajse asnjë banesë që të mos jetë dëmtuar si pasojë e lëkundjeve të tokës për vite me radhë, 61 prej të cilave janë vlerësuar si të pabanueshme së fundmi në Zharrëz.
Në zonën e Marinzës dhe të Zharrëzës, banorët ankohen për ndotje të tokave bujqësore, aromë e rëndë e hidrokabureve që emëtohen gjatë procesit të nxjerrjes së naftës si edhe zhurma që dëgjohen edhe qindra metra larg grupeve apo puseve të naftës.
“Mua më janë tharë 40 rrënjë ullinj nga ky proces, nga gazi e nga të tjerat. Jo vetëm kaq, por edhe kur fermerët shkojnë për të nxjerrë ndonjë prodhim në treg, ata pyesin nga je dhe absolutisht largohen menjëherë për të blerë prodhimet tona bujqësore,”
-shprehet Dylber Karafili, një banor i zonës.
“Është një gjendje alarmante. Kemi humbur dhe besimin se mund të rregullohet kjo gjë,”
-shtoi ai. Për ndikimin negativ të ndotjes në pordhimin bujqësor ankohet edhe Këze Skënderaj.
“Në 20 vjet… kemi marë (prodhim) nja dy a tri herë apo s’kemi marrë, më shumë jo. Ullinjtë thahen nga ndotja, keq jemi çfarë të them,” tha ajo. “Po sëmurën edhe bimët, pale njerëzit,”
Edhe pse kjo ndotje industriale vazhdon prej dekadash, institucionet përgjegjëse për monitorimin e mjedisit apo të shëndetit të qytetarëve nuk parashikojnë në programet e punës së tyre vjetore kryerjen e analizave të specializuara për pasojat që ndotja sjell në shëndetin e popullatës.
“Ajri, këtu në mëngjes nuk ngopesh dot me frymë. Del natën, po të kesh ndonjëherë ndonjë rast që të dalësh, më mirë të vdesësh se sa të dalësh jashtë. Është shumë shumë i ndotur,” shtoi Skenderaj.
Pervec Marinzes ne Patos, e cila eshte zone e evidentuar nga ambientalistet si vdekjeprurese, ka gjithashtu zona te tjera ne Shqiperi, ne te cilat ndotja e hidrokarbureve eshte e rrezikshme. Nga keto vlen te permendim:
- Puset e naftës, në Kuçovë rrezik për banorët, ritet sëmundshmëria
- Porto Romano në Durrës mbetjet inerte e ndotja tejet problematike
- Metalurgjiku i Elbasanit shkarkon elementë të rrezikshëm në ajër
- Puset e naftës çlirojnë lëndë të rrezikshme për qytetarët e Beratit
- Rrezikshmëri prej shkarkimit të naftës, kanali i motorit, në Pyllin e Sodës
- Zona e Bajzës në Shkodër, ndotja shumë herë më e lartë se masat normale
- Zonat me naftë në Fieri, ndotja është përhapur deri në bregdetin e Vlorës
NDOTJE NGA NAFTA NE FIER, MASA NGA DREJTORIA E MJEDISIT
Ndotja e mjedisit nga subjektet që operojnë në fushën e hidrokarbureve dhe për nxjerrjen e naftës ka angazhuar edhe më shumë inspektorët e Drejtorisë së Mjedisit në Fier. Ankesat e vazhdueshme të banorëve të zones për ndotjen e mjedisit, përzierjen e burimeve të ujit me naftën bruto, apo edhe zhurmat e subjekteve private që nxjerrin lëndën djegëse kanë detyruar Drejtorinë e Mjedisit të ndëshkojë këto subjekte me 8 gjoba për 6 mujorin e këtij viti.
Sipas kreut të Mjedisit të qarku Fier, Saimir Hoxha edhe subjekte të tjera kane marre vërejtje paralajmeruese per masa administrative në rast se do të konstatohen shkelje. Hoxha thotë se ka bere nje kallzim ne Prokurori per ndjekje penale lidhur me ndotjen mjedisore qe ndodhi para disa kohesh ne komunen Zharez, si dhe për ndotjen e nje rezervuari nga hidrokarburet ne fshatin Kash ne komune
Në territorin e bashkisë së Fierit operojnë katër kompani ricikluese, dy prej të cilave riciklojnë mbetje urbane. Njëra (ABA 2011 Sh.p.k.) është e vendosur në Sheq të Madh, pranë shtratit të Lumit Gjanica dhe tjetra (RECOLIGHT Sh.p.k.) në afërsi të fshatit Portëz, sërish pranë shtratit të Lumit Gjanica. Kompania për riciklimin e metaleve (PIU - ECO Sh.p.k.) vendoset në afërsi të bashkimit të Lumit Seman me Lumin Gjanicë, shumë pranë shtratit të Lumit Seman, ndërsa kompania për riciklimin e vajrave dhe produkteve të tij (TOT - TRADING IN OIL & TRANSPORT) ndodhet në qytetin e Fierit, në afërsi të zonës industriale.
RREZIKOHET EVROPA
Kjo nuk është thjesht një çështje rajonale për jetën e kafshëve detare. Ujrat e ndotura që prekin edhe Arktikun mund të mbërrijnë deri në Europe. Kompania British Petrolium ështe treguar e papërgjegjshme gjatë kërkimeve të saj për naftë”, u shpreh Karl Safina, kreu i institutit “Oqeani Blu”. Specialistët e mjedisit raportuan para Kongresit Amerikan për pasojet e ndotjes në Oqean.
Ata deklaruan se ende nuk mund të përcaktohen saktësisht dëmet nga karburanti i derdhur në det dhe se nuk dihet akoma sasia qe çlirohet çdo sekondë.
Pothuajse të gjithë në Evropë jetojnë në qytete dhe qytete të ndotura ku nivelet mesatare vjetore të grimcave të imta janë më të larta se kufiri i rekomanduar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Praktikisht, kjo do të thotë se pothuajse të gjithë në kontinent po thithin ajër të ndotur, i cili është treguar se është fatal. Ndotja e ajrit rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe zemrës dhe ul jetëgjatësinë.
"Me nivelet aktuale të ndotjes së ajrit, shumë njerëz [po] sëmuren. Ne e dimë se ulja e niveleve të ndotjes së ajrit redukton këto shifra," tha Mark Nieuwenhuijsen, drejtor i Institutit të Barcelonës për Shëndetin Global (ISGlobal).
SI MUND TE MINIMIZOJME NDOTJEN E MJEDISIT NGA KARBURANTET
Ndotja e mjedisit nga aktiviteti njerëzor është një problem madhor për shumë vende. Zhvillimi i teknollogjisë është shumë i rëndësishëm në lidhje me realizimin e një proçesi sa më cilësor dhe me pasoja gjithnjë e me të vogla për mjedisin, si dhe shëndetin e botës së gjallë. Rëndësinë kryesore në proçeset e ndryshme e merr parandalimi i shkarkimeve dhe më pas përmirësimi i mjedisit.
Ndotja duhet të minimizohet në mënyrë që të mos as ekosistemet natyrore, por as jeta e qytetarëve. Përmirësimi duhet të vijë që nga fillimi i procesit, tek nxjerrja e lëndëve deri te hallka më e fundit që është përdorimi i tyre nga konsumatorët.
Minimizimi i ndotjeve të ujit
Ujërat e shkarkimit në rrjedhjet sipërfaqësore duhet të trajtohen fillimisht, e sidomos ujërat që vijnë nga procese të ndryshme industriale. Në lidhje me ujërat që vijnë pas përdorimit nga proçeset industriale mund të themi se kanë në përbërje të tyre një gamë përbërësish kimikë, si dhe në shumë raste ju ndryshojmë edhe temperaturën, gjë që ndikon në botën bimore dhe shtazhore të mjedisit ku ata shkarkohen.
Minimizimi i ndotjeve te ajrit
Kontrolli i ndotjeve bëhet me disa mënyra, ku mund të përmendim: nëpërmjet përdorimit të sistemit të grumbullimit të avujve, teknologji që kap dhe kondeson avujt hidrokarburë, duke i dërguar ato në depozitat e grumbullimit të produktit. Kjo metodë përdoret në proçeset e kërkim– shfrytëzimit të naftës brut, por mund të përdoret edhe në pikat e konsumit me pakicë të hidrokarbureve, duke bërë të mundur zvogëlimin e ndotësve VOC gjatë proçesit të rimbushjeve të ndryshme. Një pajisje shumë e rëndësishme që vlerëson ndotjen e ajrit nga VOC me anë të kromatografisë është edhe analizatori SYNTECHSPECTRAL.
Metodat e pastrimit të tokave të ndotura me naftë
Vitet e fundit janë përdorur disa metoda për pastrimin e vendeve të ndotura, që nga pastrimi fizik dhe djegia, pastrimi fiziko-kimik më i zhvilluar e kompleks dhe deri tek rastet emergjente të bazuara në hapat bioteknologjikë.
Trajtimet fillestare kanë qënë gërryerja e tokës së ndotur dhe më pas transferimi i saj ose mbulimi i kësaj pjese dhe më pas rrethimi. Por, një hap i rëndësishëm është ai i kthimit të kësaj toke të ndotur në të padëmshme, gjë që arrihet me anë të disa mënyrave ndonjëhere edhe komplekse ku përfshihen trajtimet:
- kimike e cila bëhet me anë të trajtimeve kimike, duke e sjellë tokën apo ujin në një element më pak toksik;
- fizike që bëhet në mënyrë të thjeshtë me anë të ndarjes në lëngje apo fazë të ngurtë.
- termike ku elementi i ndotur kalon në vende me temperatura të larta, ku ose avullon ose për ta shkëputur, e më pas kalimit nëpër filtra apo akoma më tepër, për ta shkatërruar termikisht.
- biologjike duke shfrytëzuar aftësinë degraduese të mikroorganizmave (bakteriet, kërpudhat ose bimët). Hidrokarburet aromatike dhe përbërjet organike klorure janë të rezistueshme ndaj veprimit të mikroorganizmave.
"Mbi 5000 qytetarë hunbën jetën në 2023, si shkak i sëmundjeve të shkaktuara nga ajri i ndotur."
Tirana renditet ndër qytetet më të ndotura, ku trafiku i rënduar, menaxhimi i pamjaftueshëm i mbetjeve dhe mungesa e hapësirave të gjelbra po krijojnë një krizë të thellë mjedisore. Kjo situatë shqetësuese ka kontribuar në humbjen tragjike të 5,410 jetëve, duke nxjerrë në pah urgjencën për veprime konkrete dhe të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e jetesës dhe mjedisit në qytet.
REFERENCAT
https://upt.edu.al/permbajtja/uploads/2022/05/Disertacion_Esmeralda-_Zeqo.pdf
https://www.academia.edu/26210338/NDOTJA_E_MJEDISIT_NGA_KARBURANTET_
https://www.slideshare.net/slideshow/projekt-kimie-ndotja-e-mijedisit-nga-karburantet-nafta/62581415
https://akm.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/ndotja-e-ujerave-detar-qe-vjen-nga-anijet-mars-2015-pdf-2.pdf